Infektuar: 1158
Shëruar: 876
Vdekur: 30
Merzitet Roberti, tregon për kë e mori malli dhe çfarë do bëj kur të dal nga karantina

Merzitet Roberti, tregon për kë e mori malli dhe çfarë do bëj kur të dal nga karantina

Showbiz March 29, 2020 - 20:06

Këngëtari i mirënjohur Robert Berisha, duke këshilluar qytetarët për kujdes të shtuar dhe vetizolim për "Zëri.info“, ai ka treguar po ashtu se sa vështirë e ka të qëndrojë pa e parë vajzën e tij dhe familje tash e një muaj.

Ai ka bërë kërkesë të sinqertë për qytetarët duke ju thenë që të qëndrojnë pranë më të dashurve të tyre mos të dalin, se të qëndrosh pa më të dashurit qenka e vështirë.

“Mos bëni panik, qëndroni me familjet tuaja e më me të dashurit tuaj, se ne në karantinë nuk i kemi pranë ata, ju bëjeni për vetën dhe familjen. Unë tash e një muaj jam jashtë vendit, nuk e kam parë vajzën time dhe me ka marrë malli aq shumë, tha Robert Berisha për "Zërin“.

LEXO EDHE: Flet Robert Berisha, nuk frikohem nëse dal pozitiv me COVID 19, unë i rezistojë

Në momentin që do të dalë nga karantina dhe të jetë shëndosh e mirë, Roberti thotë se veprimin e parë që do ta bëjë atëherë është takimi me vajzën e tij Renenë.

Më tutje ai po ashtu ka këshilluar qytetarët që të përdorin vitaminë C, soda bikarbon dhe lëmon para gjumit.

Roberti propozon të lexojnë sa më shumë libra dhe të shikojnë filma, mënyrë kjo për të kaluar më lehtë periudhën kur i gjithë vendi është në rrezik nga virusi vdekjeprurës COVID 19./ZËRI