Trump thotë se nuk SH.B.A. nuk do ua paguaj sigurimin Meghanit dhe Harryt

Trump thotë se nuk SH.B.A. nuk do ua paguaj sigurimin Meghanit dhe Harryt

Showbiz March 29, 2020 - 22:38
Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk do të paguajnë faturën sigurimit vlerësuar prej 8 milion £ për Meghan Markle dhe Princin Harryn.

 

Presidenti i SH.B.A kishte bërë një ‘tweet’ ku flet për sigurinë Meghan dhe Harryt, shkruan Mirror, transmeton lajmi.net

“Unë jam një mik dhe admirues i shkëlqyeshëm i Mbretëreshës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Është raportuar se Harry dhe Meghan, të cilët dolën nga Mbretëria, do të banonin përgjithmonë në Kanada. Tani ata janë larguar nga Kanada për në SHBA, megjithatë, SH.B.A. nuk do të paguajnë për mbrojtjen e tyre të sigurisë. Ata duhet të paguajnë”, shkruan Trump

Meghan dhe Harry të mërkurën më në fund do të pushojnë të qenit anëtar të familjes mbretërore  duke humbur kështu titujt mbretëror ‘HRH’ pasi vendosën të largohen nga monarkia.