Mc Kresha bëhet romantik, kështu e befasoi gruan
Showbiz
April 03, 2020 - 21:22
Mc Kresha i bëri befasi të këndshme gruas.
Në dhjetor të vitit të kaluar, Mc Kresha i dha fund beqarisë, duke u martuar me Erzina Shehun, shkruan lajmi.net.
Dyshja e kishin mbajtur të fshehur lidhjen nga publiku, ndërsa u konfirmua në momentin kur qarkulluan fotografitë e dasmës.
Përmes një fotografie, bashkëshortja e Kreshës tregoi befasinë që ia bëri reperi, e që ishte një arush i madh dhe trëndafila të bardhë.
“Nga dashuria ime”, ka shkruar Erzina, e cila është në pritje të ëmbël dhe ka zbuluar gjininë e foshnjës, që është vajzë.
Për ndryshe, Mc Kresha është aktiv me projekte të reja, ndërsa planet rreth koncerteve njëherë janë pezulluar.