Kylie Jenner blen avion privat dhe prona në vlerë 130 milionë dollarë

Kylie Jenner blen avion privat dhe prona në vlerë 130 milionë dollarë

Showbiz June 02, 2020 - 23:02

Kylie Jenner thuhet se ka shpenzuar më shumë se 130 milionë dollarë muajt e fundit

Para pandemisë ajo kishte blerë një avion të Global Express – për të cilin ka paguar 50 deri 70 milionë euro – si dhe ka shpënzuar miliona dollarë vetëm për ditëlindjen e Stormit.

Krijuesja e Kylie Cosmetics po ashtu ka blerë edhe një vilë në Holmby Hills për rreth 36.5 milionë dollarë në prill.

Ajo po ashtu ka blerë një pronë në Hidden HIlls për 12 milionë dollarë në të cilën mendon të ndërtojë një objekt me 15 milionë dollarë vlerë.

Një pasuri tjetër të patundshme që ajo ka blerë është me vlerë 3.25 milionë dollarë në Palm Springs që është afër shtëpisë së pushimeve të nënës së saj, Kris Jenner.

Forbes ka shkruar javën e kaluar që Kyle dhe nëna e saj Kris Jenner kanë gënjyer për të ardhurat e tyre dhe për vlerën e firmës së saj të kozmetikës.

Avokati i Kylie, Michael Kump ka lëshuar një deklaratë ku insiston që artikulli i Forbes “ka plot rrena” dhe ka demantuar komentet e tyre. 

Image

Image

Image

Image

Image

Image