Bashkëshortja e ish-Presidentit Historik Ibrahim Rugova, sot feston ditëlindjen e 70-të
Foto: Ibrahim Rugova dhe bashkëshortja, Fana Rugova. Burimi - Teuta I. Rugova

Bashkëshortja e ish-Presidentit Historik Ibrahim Rugova, sot feston ditëlindjen e 70-të

Showbiz July 04, 2020 - 17:16

Bashkëshortja e ish Presidentit Historik, Ibrahim Rugova, Fana Rugova, sot feston 70 vjetorin e lindjes, transmeton Zeri.info

Teuta, vajza e çiftit Rugova, e ka uruar nënën Fana me një foto mjaft të bukur të bërë publike në rrjetin social facebook.

Në këtë fotografi shihen Ibrahim Rugova bashkë me Fana Rugovën në vitet e rinisë së tyre.

Poshtë fotos, Teuta Rugova i ka kushtuar ca fjalë nënës në ditëlindjen e shtatëdhjetë.

“Urime ditëlindja e shtatëdhjetë, Nanë!

Gruaja më e fortë që njoh.

Personi më i hareshëm në jetën time. Kulmi që mbulon dhe mbron shtëpinë tonë.

Edhe shume vite bashkë, Nanë!”, ka shkruar jo./Zëri