Këngët e reja për këtë javë

Këngët e reja për këtë javë

Showbiz July 06, 2020 - 12:49

Këngët e lansuara të kësaj jave, që i kemi përzgjedhur për ju në "Zeri.info", si dhe në "Radioprishtina.fm", vijnë nga: Kanye West ft. Travis Scott, Aj Tracey & Mabel, Katie Melua, Ellie Goulding & Lauv dhe Disclosure ft. Aminé and Slowthai.

Kanye West &Travis Scott - Wash us in the Blood

Kanye West është rikthyer me muzikë të re. Ai sapo ka ndarë me fansat e tij një këngë të quajtur “Wash us in the Blood”, e cila vjen e vizualizuar nga artisti i videospoteve dhe bashkëpunëtori i mëparshëm, Arthur Jafa. Kënga është e miksuar nga Dr Dre, ku paraqitet edhe Travis Scott. Videoja “Wash us in the Blood” hapet me pamjet protestuese që ndodhën së fundi në Amerikë, gjithashtu përmban edhe pamjet nga koncertet e promovimit të albumit të tij “Saint Pablo Tour” dhe nga Shërbimet e së Dielës në kishë.

Aj Tracey & Mabel – West Ten

Një tjetër bashkëpunim i madh këtë javë vjen nga AJ Tracey & Mabel. Dy nga fytyrat kryesore në një valë të re të talentit britanik janë bërë bashkë për “West Ten”. AJ Tracey ka nxjerrë dy hite të Top 5 deri më tani në vitin 2020 “Rain” dhe “Dinner Guest”, ndërsa Mabel gjendej në Top 10 në fillim të këtij viti së bashku me të dashurin. Po ashtu të dy ishin pjesë e “Live Lounge Allstars” të BBC Radio 1, të cilët ishin në numër 1 në prill me coverat e tyre bamirës për bendin “Foo Fighters”, “Times Like These”.

Katie Melua – Love like That

Katie Melua kthehet me këngën e saj të fundit “Love like That”. Kënga dhe videoja të japin ndjenjën e James Bondit, duke evokuar një imazh të fortë dhe humor të mbështetur nga një marrëveshje orkestrale mbresëlënëse.

Kjo është kënga e parë që u lansua nga albumi i 8-të i ardhshëm i Meluas, që do të vijë në vjeshtë. Disku i saj i fundit u lansua në vitin 2016.

Ellie Goulding feat LAUV – Slow Grenade

Ellie Goulding ka lëshuar singlein e saj të fundit “Slow Grenade”, nga studio-albumi i saj i ardhshëm “Brightest Blue”. Në singlin e fundit i bashkëngjitet edhe këngëtari, tekstshkruesi dhe producenti amerikan, LAUV.

“Slow Grenade” është kënga e fundit e marrë nga gjysma e albumit të dyfishtë ‘EG.0’, i cili duhet të dalë në qarkullim më 17 korrik.

Disclosure, Slowthai & Amine – My High

Disclosure ka lansuar “My High”, një bashkëpunim i madh me reperin britanik Slowthai dhe MC Aminé nga Oregoni që vijnë me një video muzikore me topa në mur në mënyrë të barabartë. Kënga më e fundit e ndarë nga albumi i ardhshëm i dyshes së Dance Music amerikan, me albumin “Energy”, erdhi më 28 gusht, përmes shtëpisë botuese “Capitol Records”.