Infektuar: 15472
Shëruar: 13278
Vdekur: 622
“Baby not tonight”! Dafina publikon singlin e ri veror me videoklip

“Baby not tonight”! Dafina publikon singlin e ri veror me videoklip

Showbiz August 03, 2020 - 11:21

Me singlin e saj të ri “Baby not tonight” dhe një Sound - Funky-Pop-Modern, këtë të premte Dafina është rikthyer në kohën e duhur verore.

Këngëtarja dhe tekstshkruesja e re i ka kaluar një vjet e gjysmë në studio për të përgatitur dhe zgjeruar spektrin e saj muzikor.

“Baby not tonight” është singli i dytë për këtë vit dhe nënvizon shumanshmërinë e këngëtares së re. Një këngë e cila gjatë verës do të sjell disponim të mirë, e cila e thekson edhe një herë zërin e saj dallues.

Image

“Baby not tonight” është një këngë me ngjyra të larmishme, e gjallë dhe e përkryer si këngë verore. Kënga impulsive u frymëzua nga vitet e ’70-ta dhe ’80-ta, dhe që nga ritmi i parë të fton që të vallëzoni.

Videoklipi për këngën doli premierë ditën e premte, 31 korrik 2020. Me singlin e saj debutues “Shot Calling” në vitin 2017, Dafina zuri vendin e tretë në MTV Swiss Videocharts.

Këngëtarja e talentuar, me rrënjët e saj gjermano-nigeriane-kosovare ka një sfond të plotë ndërkombëtar, me zërin e saj të thellë dhe të ashpër po përgatitet që të kyçet në sukseset e top teneve të kaluara. Gjyshi i Dafinës, i cili ka qenë një mbret i dashur i një fisit në Afrikë, ia ka dorëzuar përfundimisht fronin muzikor.

“BABY NOT TONIGHT” mundeni ta shikoni këtu:

Image