Infektuar: 15472
Shëruar: 13278
Vdekur: 622
Këngët e reja të kësaj jave

Këngët e reja të kësaj jave

Showbiz August 03, 2020 - 14:48

Listën e plotë të publikimeve të reja të kësaj jave, bashkë me videospote, mund ta gjeni më poshtë, por së pari një përmbledhje të shkurtër të këngëve që i kemi përzgjedhur për dëgjuesit e “Radioprishtina.fm”, 89.8 fm, si dhe për lexuesit e “Zeri.info”.

Kjo javë ishte përplot surpriza nga emra të mëdhenj të skenës si: Beyonce, Sam Smith dhe Burna Boy, Billie Eilish, Jaden Smith, si dhe Mim H., këngëtarja shqiptare nga Montreali, që e prezantuam javën që shkoi me singlin më të ri të saj “Pretty Lies”.

Secili prej tyre tentoi t’i paraqesë problemet botërore që i kemi, qofshin ato nga protestat e njerëzve me ngjyrë, problemet me të cilat përballet komuniteti LGBTI, ardhmëria e të rinjve e deri te këngët që pasqyrojnë pakënaqësitë për padrejtësitë aktuale sociale dhe argëtimin e biznesit, shkruan “Zeri.info”.

Beyonce – My Power

Po fillojmë me Beyoncen dhe albumin vizual “Black Is King”, ku debutoi së pari në “Disney Plus”, më 31 korrik – një film me metrazh të përbërë nga video muzikore për këngën nga albumi i saj shoqërues i “Remake Lion King: The Gift”. Projekti i ri përfshin JAY-Z, Kelly Rowland, Naomi Campbell, Lupita Nyong’o e të tjerë.

Vizuelizimi ka qenë sekreti kryesor i albumit. Ai mbulon temat e represionit dhe tmerret e kolonializmit, si dhe është një festë e grave me një mesazh të fortë të “Black Parade” (Krenarisë së Zezë).

Sam Smith feat Burna Boy – "My Oasis"

Sam Smith godet me singlin më të ri “My Oasis”, një bashkëpunim ky me artistin nigerian të stilit “afro-fusion / dancehall”, “Burna Boy”. Një bashkëpunim i papritur nga të dy palët.

Billie Eilish – “My Future”

Ikona Billie Eilish kthehet me një këngë të re këtë javë, me titullin “My Future”. Është ky momenti i mundshëm i saj për të çimentuar emrin e saj si superyll.

Jaden – "Cabin Fever"

Duket se dalja nga izolimi nuk pritet të ndodhë shpejt, kështu që pse të mos e bëjmë ndonjë muzikë të re? Të gjithë po e bëjnë atë! Jaden Smith ka lansuar këngën e saj të re të titulluar “Cabin Fever”, e cila mund të jetë regjistruar diku gjatë katër muajve të fundit. Ai e quan atë “vizionin tim për një këngë dashurie karantine”.

Mim H. – "Pretty Lies"

Javën e kaluar e kishim mysafire në studio të "Radioprishtina.fm" 89.8, si dhe në "Zeri.info" në lidhje me promovimin e këngës më të re të saj. Mimoza H. është njëra prej këngëtareve shqiptare që vepron dhe jeton në Montreal, me një talent të veçantë. “Pretty Lies” është një këngë alt-elektro-pop të errët të fundvitit ’80 me një vibe europop. Kënga e saj pasqyron pakënaqësinë e artistes për padrejtësitë aktuale sociale dhe argëtimin e biznesit.

Përgatitur nga: Berna Caka