Dokumentar për jetën e David Beckhamit

Dokumentar për jetën e David Beckhamit

Showbiz August 04, 2020 - 12:23

Ish-futbollisti britanik, njëri prej personave dhe prej familjeve më të famshme në botë, me një pasuri marramendëse, me biznes të suksesshëm, me kontrata publicistike, me avantazhe dhe me skuadrën e tij të futbollit Inter Miami, do të rrëfejë jetën e tij. Tani ai do të ketë edhe një film dokumentar, që do të tregojë jetën dhe karrierën e tij, shkruan “Daily Mail”.

Sipas “Daily Mail”-it, Beckhami ka filluar bisedimet me dy platformat më të fuqishme, si: “Netflix” dhe “Amazon Prime”.

Duket se Beckhami është frymëzuar nga seria-dokumentari i Michael Jordanit “The Last Dance” për të hedhur idenë e xhirimit të filmit për të, raporton “Zeri.info”.

Për momentin ka shumë pak detaje në lidhje me dokumentarin e një personaliteti si Beckhami, i cili gjatë karrierës së tij ka veshur fanelen e Manchester Unitedit, Real Madridit, LA Galaxyt ose PSG-së e Milanit.

Ajo që dihet është se dokumentari do të realizohet nga kompania televizive e vetë Beckhamit, “Studio 99”, të cilin ai e hodhi në treg vitin e kaluar. Në film do të përfshihen materiale nga arkiva të papublikuara më parë. /Zëri