Ish-mbreti spanjoll, 82 vjeçar, lë gruan dhe arratiset me të dashurën në Abu Dhabi

Ish-mbreti spanjoll, 82 vjeçar, lë gruan dhe arratiset me të dashurën në Abu Dhabi

Showbiz August 15, 2020 - 20:05

Njëra nga ekspertet e familjes mbretërore të Spanjës deklaroi se ish-mbreti Juan Carlos, 82 vjeçari është larguar ne Abu Dhabi me të dashurën e tij të vjetër, shkruan “The Telegraph”.

Juan Carlos është përfshirë disa herë në skandale, por kësaj radhe vendosi të largohet me të dashurën e tij të 40 viteve dhe po qëndron në suitën presidenciale e cila kushton hiq më pak se 10,000 euro nata në Abu Dhabi, transmeton Zeri.info.

Autorja e mbretërisë spanjolle, Pilar Eyre deklaroi se gruaja e tij Sofia nuk ka fjetur kurrë në një dhomë me të, që kur e kapi ne flagrancë me një grua tjetër gjatë një udhëtimi në vitin 1976, kurse ajo tani po qëndron me familjen e saj në Mallorca.

Pilar Eyre në revistën “Lecturas” thotë se “Mbreti nuk është vetëm, po qëndron me mikeshën e tij besnike të 40 viteve. Ajo është personi që i fal gjithçka, e shoqëron dhe e mbështet gjithmonë. Ata kanë kaluar gjithçka bashkë dhe do të kalojnë të ardhmen dorë për dore. Juan Carlos, i cili ka qenë mjaft kurajoz në raste të tjera, tashmë duhet të shfaqet publikisht me të, ai i detyrohet kaq asaj ashtu si dhe ne”.

E dashura sekrete e ish-mbretit ende nuk është emëruar, por sipas historianit spanjoll Amadeo Martinez Ingles thotë se është një nga ato gra që ka pasur më shumë se 5,000 të dashur gjatë gjithë jetës.

Sipas një rrjeti spanjoll, pretendohet se emri i të dashurës sekrete mund të jetë Marta Gaya, një stiliste e lindur në Malorca që njihet si “dashuria e jetës së tij”.

Sondazhi i grupit SigmaDos zbuloi se 63 përqind e pjesmarrësve protestues besonin se ishte e gabuar që Juan Carlos është larguar nga vendi. Poashtu protestuesit në Madrid bënin thirrje për fundin e monarkisë shkaku i skandaleve dhe korrupsionit në familjen mbretërore, transmeton Zeri.info