Top 5 këngët e kësaj jave

Top 5 këngët e kësaj jave

Showbiz August 31, 2020 - 14:47

“The Weeknd”, Calvin Harris, Ty Dolla $ign, Nicki Minaj dhe shumë top-këngë kemi përzgjedhur për ju gjatë kësaj jave.

Çdo javë, orteku bëhet më i madh: edhe pse po i afrohemi fundit të gushtit, këngët vazhdojnë të vijnë, në numër më të madh çdo javë, lista nuk ka fund por na duhet të fokusohemi në 5 këngët si çdo javë që transmetohen në emisionin “Drive Time” i cili nga kjo javë fillon me orar të vjetër nga ora 16:00 deri 18:30 në frekuencat 89.8 FM, prishtina.fm dhe zeri.info.

 

Pra, po startojmë pa humbur kohë me top 5 këngët e kësaj jave në “Drive Time” përzgjedhur nga Berna Caka.

 

Calvin Harris feat The Weeknd – “Over Now”

Calvin Harris së bashku me “The Weeknd” në projektin “Over Now”. Një kombinim fenomenal i dy emrave si “The Weeknd”, i cili pa asnjë gabim është ai njeriu me zë të butë, me xhaketa të kuqe në qendër të këngës dhe videos, që po tenton të na kthejë në vitet e ’80-ta. Sidoqoftë, Harris sjell një ndjenjë të ëmbël R&B të shkollës së vjetër. “Over Now” nuk është këngë e zakonshme me të cilat zakonisht Calvin i mbush klubet, por përkundrazi një ndryshim i këndshëm dhe i butë i clubit, këngë në të cilën mjafton ta vëreni një ndryshim nga këngët e albumit “After Hours”. Poashtu dhe klipi tregon se sa inovator mund të jetë një artist.

 

Rudimental – “Come Over” feat Anne-Marie & Tion Wayne

Të themi lirisht, kolektivi i suksesshëm për një kohë të gjatë i Britanisë është rikthyer me bashkëpunëtorët e preferuar si: Anne-Marie dhe Tion Wayne me këtë këngë që vjen nga rrënjët e tyre të zhanrit “Garage” që e gjen grupin se po kthehet në rrënjët e tyre – dhe megjithëse titulli i kësaj kënge është pak mizor në rrethanat aktuale pandemike, është një bllokim gjithsesi.

 

Disclosure feat Kelis – “Watch your Step”

“Disclosure” u rikthyen me albumin e tyre të parë në pesë vjet, të titulluar “Energy” – por koha e tyre e rikthimit mund të jetë pak e paqëlluar, pasi nuk ka klube apo festivale për të shkuar dhe për të kërcyer me të. E vërteta është se për t’u rikthyer, ata kanë mbledhur një koleksion fenomenal të vokalistëve të ftuar, duke përfshirë “Kelis” në hapjen e “Watch Your Step”, të cilën edhe e kemi në Top 5 për këtë javë, por aty nuk mungojnë as: Kehlani së bashku me Syd si dhe Slowthai dhe Amine “My High”.

 

Ty Dolla $ign feat Nicki Minaj – “Expensive”

Ty Dolla $ign u shfaq me Nicki Minaj në këngën e fundit “Expensive”. Kanë kaluar gati dy vjet që kur Ty Dolla lansoi një album, por gjithsesi ai ka qenë kudo: në “Hot Girl Summer” vitin e kaluar me Megan dhe Nicki, pastaj kohën e fundit në “Ego Death” me Kanye West dhe Skrillex, një këngë që shpërtheu. “’Expensive’ është gjithçka për t’i treguar vajzës suaj se ajo meriton vetëm gjërat më të mira në jetë”, thotë Ty Dolla në njoftimin për shtyp. “Doja të vendosja një femër në këngë dhe Nicki ishte zëri i vetëm që mund të dëgjoja”.

 

Aluna & KAYTRANADA - "The Recipe"  feat. Rema

Aluna dhe Kaytranada i bashkuan forcat dhe duart për të ofruar një single të ri me titull “Recipe” nga albumi i sapo lëshuar, “Renaissance”. Në këngën “Recipe” patjetër duhej të ishte edhe talentja nigeriane, “Rema”. Ndoshta nuk e keni vënë re, por kohën e fundit emrat me zërat më të bukur dhe bashkëpunimet fenomenale vijnë nga Afrika, kryesisht nga rajonet e konfliktit dhe krizës atje. Me muzikantë nga Çadi, Mali, Nigeria, Somalia, Sudani dhe Sudani i Jugut, në rajone të tilla, muzikantët me shumë mund shprehen përmes artit.

Edhe Kosova nuk ishte as në hartë të botës një kohë, por falë muzikantëve me shumë punë arritën të na fusin në Top listat botërore. Kështu që ndihmojeni “Mamma Africa” sepse pa ta nuk do të kishte as muzikë – Respekt!

Image

Përgatiti: Berna Caka