I burgosur për abuzime seksuale, Ron Jeremyit i shtohen edhe 20 përdhunime që prej vitit 2004

I burgosur për abuzime seksuale, Ron Jeremyit i shtohen edhe 20 përdhunime që prej vitit 2004

Showbiz September 02, 2020 - 12:24

Aktori i filmave për të rritur, Ron Jeremy, tashmë i burgosur për shumë përdhunime dhe sulme seksuale, është akuzuar të martën edhe për të paktën 20 përdhunime të tjera që datojnë prej vitit 2004, duke përfshirë dhe sulmin ndaj një vajze 15-vjeçare, thanë prokurorët në Los Angeles, shkruan “The Times”.

Aktori 67-vjeçar, që ka luajtur në më shumë se 1.700 filma për të rritur, 25 pretendime të reja janë depozituar kundër tij. 13 prej tyre vijnë nga Los Angeles, duke përfshirë dhe një 21-vjeçare, që thotë se u sulmua prej tij jashtë një dyqani në Hollywood në janar të këtij viti, transmeton “Zeri.info”.

Jeremy është shpallur i pafajshëm për akuzat e mëparshme dhe pritet të bëjë të njëjtën gjë me 20 akuzat e reja. Ai ka qenë në liri me kusht deri kohët e fundit. Akuzat datojnë që prej vitit 2004, kur Jeremy akuzohet se ka sulmuar seksualisht një adoleshente në një festë në Santa Clarita në periferi të Los Angelesit.

Viktimat e tij janë nga mosha 15 deri në 54 vjeç. Nga akuzat e reja gjashtë kanë ndodhur në një bar në West Hollywood dhe një tjetër në parkingun e këtij ambienti.

E përditshmja “Times” thotë se shumë viktima deklaronin se Jeremy “i shkelte kufijtë” me femrat në momentin e parë që i takonte.

Nëse shpallet fajtor për 28 akuzat e dhunës seksuale në Los Angeles ai mund të dënohet me 250 vjet burg. /Zëri