Infektuar: 17422
Shëruar: 14894
Vdekur: 657
“Rave” vazhdon me paraqitje unike në jug të Shqipërisë, këtë javë vjen Tomi Gj

“Rave” vazhdon me paraqitje unike në jug të Shqipërisë, këtë javë vjen Tomi Gj

Showbiz September 25, 2020 - 15:36

“Rave” vjen me një paraqitje speciale në vendin më të bukur që Dhërmiu ofron, në Drymades Bungalow.

Paraqitja do të zhvillohet në “360 Drymades Sunset Bar”, me një pamje të mrekullueshme nga deti i Dhërmiut.

“Rave” të ftuar do të këtë Tomi Gj, që përmes muzikës se tij do të dëgjoni valët e detit Jon.

Biografia e Tomi Gj:

Tomi Gj (Tomi Gjikuria) është me origjinë nga Dhërmiu, por i rritur dhe i zhvilluar në Tiranë. Ai ka qenë gjithmonë i mahnitur nga muzika dhe kënaqësia që ajo sjell në jetën tonë të përditshme.

Tomi ka nisur të organizojë ngjarje që në moshë të re e me vonë u bë themelues i festivalit të muzikës elektronike “Turtle Fest”, një festival që ka bërë bashkë DJ lokal dhe internacional në peizazhin e mrekullueshëm të Dhërmiut. Interesi dhe kurioziteti i Tomit kundrejt muzikës elektronike nuk ndaloi këtu, duke bërë që më vonë Tomi të fillonte të luante muzike vetë.

Në 2019-n ai pati rastin të luante për herë të parë në një festival, duke hapur mbrëmjen për Derrick May në “Kala Festival”.