Loredana nominohet sërish në “MTV EMA”

Loredana nominohet sërish në “MTV EMA”

Showbiz October 06, 2020 - 17:42

Loredana u nominua sërish për çmimin “Performuesja më e mirë zvicerane”.

Loredana Zefi po vazhdon çdo ditë të shënojë suksese të reja në arenën ndërkombëtare, shkruan lajmi.net.

Vitin e kaluar, rep-artistja arriti të triumfojë në kategorinë “Performuesja më e mirë zvicerane”, në evnetin e njohur MTV Europe Music Awards.

Këtë vit, Loredana është nominuar sërish në të njëjtën kategori, teksa bën thirrje tek fansat që ta votojnë.

Në këtë kategori, Loredana u nominua bashkë me Sevem, Bligg, Loco Escrito dhe Pronto.

Kujtojmë se projektet muzikore të Loredana Zefit vazhdojnë të qëndrojnë në krye të tabelave në Gjermani e Zvicër.

Image

Image