Rinori publikon Klub-Singlin e ri përfshirë dhe videoklipin „You got me down“

Rinori publikon Klub-Singlin e ri përfshirë dhe videoklipin „You got me down“

Showbiz October 09, 2020 - 20:13

Me këngën e tij të re "You got me down" dhe me një tingull modern të klubit EDM, RINORI pas procesit të tij intensiv krijues është kthyer muzikisht! DJ dhe producenti i ri ka themeluar labelin e tij dhe kalon ditë e natë në studio. Atje është punëtoria e tij krijuese, ku ai mund të shpalosë dhe të riprodhojë pasionet e tij në formën e muzikës pa u penguar. „You got me down“ tregon vazhdimisht pasionin e tij për muzikën dance elektronik. Diapazoni i tij jo vetëm që përfshin drejtimin e EDM (Elektrical Dance Musik) dhe vipat e klubit – por edhe ritme impulsive të hip-hopit që vijnë gjithashtu nga stilolapsi i këngë shkruesit ambicioz. Albumi i ardhshëm do të jetë një miks zhanresh, me artistë nga Los Angeles, Suedia dhe Sydney / Australia. Fatkeqësisht, turneu i tij i klubit veror nëpër Kroaci u desh të shtyhej për shkak të korona virusit. Sidoqoftë, kjo nuk e ndaloi atë që të bënte muzikë. Ai ishte në gjendje që ta përshpejtonte albumin e tij të ardhshëm. Videoja për këngën do të shfaqet premierë të Premten, 9 Tetor 2020!

RINORI tashmë e ka dëshmuar disa herë shumanshmërinë e tij muzikor. Në vitet e fundit ai ka krijuar dhe punuar me artistë të ndryshëm në të gjithë botën, duke përfshirë në vitin 2016 ai krijoi single-in debutues "Shot Calling" për motrën e tij Dafina, e cila është gjithashtu një kantautorë. Kënga hyri në top 10 të top listave zvicerane DJ (Schweizer DJ-Charts) dhe u shfaq shpeshherë në kanalet muzikore MTV dhe VIVA. Me këngën e tij „ I Kissed You in Public“ ai tashmë ka arritur në mbi 320,000 transmetime të Spotify.