Infektuar: 58988
Shëruar: 51518
Vdekur: 1479
Merret vendimi, ceremonia e ndarjes së çmimeve “Oscar” do të zhvillohet me spektatorë

Merret vendimi, ceremonia e ndarjes së çmimeve “Oscar” do të zhvillohet me spektatorë

Showbiz December 02, 2020 - 09:15

Akademia e Çmimeve Oscar njoftoi se ceremonia e radhës nuk do të mbahet online, por me të ftuar në sallë, siç i ka hije një nate gala të atij niveli.

“Nuk duam të diskutojmë me mënyrën online, çmimet Oscar do organizohen në sallë me të gjithë të nderuarit të pranishëm”, njoftimin e shpërndau zëdhënësi i akademisë gjatë një interviste ekskluzive për revistën Variety.

Për shkak të Covidit, ceremonia u shty deri më 25 prill, por ende nuk dihet se sa persona do të jenë të pranishëm në “Dolby Theatre”, ku mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve.