Infektuar: 58988
Shëruar: 51518
Vdekur: 1479
Shiten në ankand për 422 mijë dollarë 3 kitarat e Eddie Van Halen

Shiten në ankand për 422 mijë dollarë 3 kitarat e Eddie Van Halen

Showbiz December 03, 2020 - 18:23

Tre kitarat që i përkisnin rokerit Eddie Van Halen, ish-liderit dhe kitaristit të Van Halen, i cili vdiq në 6 tetor të këtij viti, u shitën në ankand për 422,000 dollarë.

Nga të tre instrumentet, një Kramer ‘Frankenstrat’ i personalizuar ishte më i suksesshmi, i shitur për mbi 231,000 dollarë.

Shitja përfshinte instrumente dhe sende të tjera që u përkisnin artistëve të famshëm, duke përfshirë Kurt Cobain, Elvis Presley, Michael Jackson, Lady Gaga, Madonna, Little Richard, Bob Marley, Jimi Hendrix.

Disa kitara “Fender” të Kurt Cobain u shitën për një total prej 281,000 600 dollarë, ndërsa kitara e parë e Bob Marley u shit në ankand për 153,000 600 dollarë. /A2