Mësohen finalistët e Festivalit të Këngës në RTSH

Showbiz December 22, 2020 - 12:55

Festivali i Këngës në RTSH ka nisur mbrëmë edicionin e 59-të i cili këtë vit po mbahet pa publik dhe në ambiente të hapura për shkak të situatës me pandeminë COVID-19.

RTSH ka vendosur që këtë vit tri netët e festivalit të xhirohen dhe më pas të transmetohen për publikun për shkak të situatës, ndërsa sot “zeri.info” ka zbuluar edhe finalistët të cilët do të prezentohen më datën 23 dhjetor.

Kujtojmë se si çdo vit fituesi përfaqëson Shqipërinë në festivalin evropian të këngës “Eurovision”, i cili vitin e ardhshëm do të mbahet në Roterdam të Holandës.

Lista e finalistëve:

Sardi Struga

Xhesika Polo

Orgesa Zaimi

Wendi Mancaku

Era Rusi

Gjergj Kaçinari

Rosela Gjylbegu

Devis Xherrahu

Mirud

Gigiola Haveriku

Viktor Tahiraj

Kamela Islamaj

Florent Abrashi

Inis Neziri

Anxhela Peristeri

Festina Mejzini

Kastro Zizo