“Future Nostalgia” transmetohet me miliarda herë, Lipa: Ky album ka ndryshuar jetën time

“Future Nostalgia” transmetohet me miliarda herë, Lipa: Ky album ka ndryshuar jetën time

Showbiz January 03, 2021 - 18:14

Dua Lipa është duke vazhduar të gëzoj sukseset e vitit 2020.

Lansimi i albumit, performancat e shumta artistike dhe çmimet e njëpasnjëshme nëpër festivale të rëndësishme të muzikës e bën Lipën të jetë vajza më e suksesshme shqiptare në vitin që e kaluam.

Në anën tjetër, frytet e përkushtimit të saj po vazhdojnë të dalin në pah. Albumi i Lipës “Future Nostalgia” ka arritur të transmetohet 3 miliardë herë, të cilën e ka bërë të ditur vet artistja nga Kosova.

“Sapo zbuluam se kemi arritur mbi 3 miliardë transmetime në Future Nostalgia në 2020! Faleminderit!!!! Ky album ka ndryshuar jetën time në forma të ndryshme dhe jam shumë e lumtur që ka gjetur një shtëpi me ju!!!!!”, shkruan Dua Lipa në Instagram. / KultPlus.com

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)