Kjo është arsyeja pse Sia nuk dëshiron të jetë e famshme

Kjo është arsyeja pse Sia nuk dëshiron të jetë e famshme

Showbiz January 06, 2021 - 14:12

Këngëtarja me famë botërore, Sia, nuk dëshiron ta zbulojë fytyrën e saj në paraqitjet publike. Që në fillimet e saj në muzikë, ajo gjithmonë është shfaqur me një paruke të madhe që i mbulon fytyrën.

Por, në qershor të vitit 2016, era i ekspozoi aksidentalisht fytyrën, të cilën bota ia pa për herë të parë.

Mirëpo, këngëtarja ka treguar se nuk e pëlqen aspak famën dhe përpiqet që në përditshmëri të bëjë një jetë normale pa e njohur askush.

Sia preferon që të bëjë muzikë dhe të marrë komplimente për punën e saj dhe jo të komentohet nga publiku për pamjen e jashtme.

Image

“Nuk dua të jem e famshme dhe e njohur. Pasi kalova shumë kohë si kompozitore e suksesshme e Rihanna-s, Katy Perry-t apo Beyonce-s u hodha nga vetja dhe krijova “Chandeleir.

Image

Familjarët e mi më njohin, më duan më thonë: Sa shumë punon, bravo. Ose më thonë: Sa bukur dukesh sot. Mua kaq më mjafton. Ata janë e vetmja familje që më duhet”- ka thënë 45-vjeçarja./Express