Shuma marramendëse që aktorja do marrë për rikthimin në “Sex and the City”

Shuma marramendëse që aktorja do marrë për rikthimin në “Sex and the City”

Showbiz January 13, 2021 - 16:33

Sarah Jessica Parker, e cila njoftoi zyrtarisht rikthimin e “Sex and the City”, do të fitojë shumën marramendëse prej 10 milionë dollarësh për miniserialin e ri.

“People” raporton se aktorja e famshme do të marrë 1 milion dollarë për secilën nga 10 seritë.

Kjo shumë, është shumë herë më e lartë, krahasuar me 275 mijë dollarë për seri që aktorja fitonte gjatë xhirimeve të “Sex and the City”, para disa vitesh.

Aktorja postoi një video nga Nju-Jorku, ku lexohej “And just like that”, titulli i ri i vazhdimit të serialit të famshëm, ndërsa në sfond dëgjohej zëri i Carrie Bradshaw.

Deri tani është konfirmuar prezenca e tri aktoreve kryesore Cynthia Nixon, Kristin Davis dhe Sarah Jessica Parker, që interpretojnë Carrien, Mirandën dhe Charlotte. E vetmja që mungon është Kim Cattrall, e njohur si Samanta./A2