Dua, futuristike në fotot e fundit

Dua, futuristike në fotot e fundit

Showbiz June 16, 2021 - 08:46

Dua Lipa ka postuar disa nga fotot e saj të fundit që ka bërë, derisa ajo paraqitet tepër futuristike

Pas një viti të suksesshëm me çmime “Grammy” dhe Brit Awards, Dua Lipa ka vazhduar me krijimin e perlave të saj muzikore.

Ylli kosovar i muzikës pop para disa javëve ka lansuar edhe këngën Love Again e cila ka bërë më shumë se 24 milionë klikime, derisa vazhdon suksesin edhe në platforma të muzikës digjitale.

Sonte ajo ka prezantuar një fotosesion që ka bërë për ballinën e revistës “032 C” derisa ajo shfaqet më ndryshe dhe në një stil që nuk e kemi parë.

Dua do të jetë në ballinën e kësaj reviste për muajin korrik./eo

Image
Image
Image
Image