“Rave” dhe “Win Music Freedom” mbyllin sezonin e parë me Rrrronin

“Rave” dhe “Win Music Freedom” mbyllin sezonin e parë me Rrrronin

Showbiz July 22, 2021 - 12:35

Edicioni i parë i RAVE LIVE SESSION po përfundon me performancën e RRRRON.

Rrrron-it i pëlqejnë senet jo konvencionale, mënon që muzika komerciale e radios është krim, është fans i konsistencës t’skenës t’Rumunve prej kurgjo hiç-it në status legjendare, beson që masa s’ka kurfar thellësie, edhe shkrun për veti.

Rrrron-i është edhe një prej krijusve të Kult-Ure, ni social enterprise e krijume me rrit ndërgjegjesimin social drejt rëndesise së artit e muzikës në ni shoqni të kaplume prej politikës dhe aktiviteteve tjera pa ngjyre.

Performancën e fundit e ktij edicioni mund ta ndiqni këtë të diel, nga ora 21:00 në faqen zyrtare të Rave Travel.

Image