Dua Lipës ndjekësit i kërkojnë të tregojë se po i bën pushimet në Shqipëri

Dua Lipës ndjekësit i kërkojnë të tregojë se po i bën pushimet në Shqipëri

Showbiz July 28, 2021 - 17:21

Duket se Dua Lipa po shijon çdo moment të vizitës së saj në Shqipëri. Këngëtarja me famë botërore ka postuar në Instagram disa fotografi të tjera nga brigjet shqiptare, por edhe çaste të tjera nga udhëtimi me familjen dhe të dashurin e saj, Anwar Hadid.

Krahas disa fotografive ku shfaqet me bikini, ndjekësit shqiptarë i kanë kërkuar yllit të popit që të tregojë se ku po pushon, në mënyrë që të promovojë Shqipërinë para miliona ndjekësve të saj.

Image

Ylli i popit erdhi në Shqipëri, për të parë nga afër procesin e ndërtimit të një kopshti për fëmijë. Kopshti po ndërtohet nga Sunny Hill Foundation, një fondacion i krijuar nga Dua i cili përqendrohet te kontributet në Kosovë dhe Shqipëri në aspekte të ndryshme, veçanërisht në art dhe kulturë. /a2cnn