Princi Harry feston ditëlindjen e 37-të, merr urime të përzemërta nga familja mbretërore

Princi Harry feston ditëlindjen e 37-të, merr urime të përzemërta nga familja mbretërore

Showbiz September 16, 2021 - 14:37

Duka i Sussex-it sot mbush 37 vjeç.

Është ditëlindja e 37-të e Princit Harry sot! Në mënyrë tipike, anëtarët e familjes së Harry-t publikuan mesazhe urimi për ditëlindjen, dhe disa fotografi shumë të ëmbla, në llogaritë e tyre në rrjetet sociale për nder të princit, shkruan Town and Country, përcjell Zëri.info.

Mbretëresha Elizabeth përdori llogarinë e saj zyrtare RoyalFamily në Twitter për të thënë: “I urojmë Dukës së Sussex-it një ditëlindje të lumtur sot!”.

Princi William dhe Kate Middleton u lajmëruan në Twitter -in e tyre, KensingtonRoyal, me një urim të thjeshtë duke shkruar: “Gëzuar ditëlindjen Princi Harry!”.

Princi Charles dhe Camilla, Dukesha e Cornwall, postuan në Twitter një urim duke shkruar: “I urojmë Dukës së Sussex-it një ditëlindje shumë të lumtur sot!”, në llogarinë e tyre me emër ClarenceHouse.

Familja mbretërore më parë i shprehu mesazhe për ditëlindje Meghan Markle-it, kur ajo mbushi 40 vjet më 3 gusht.

Çifti i Sussex-it kryesuan titujt e mediave së fundmi, duke u emëruar në listën e 100 njerëzve më me ndikim të madh në revistën “Time”. /Zëri