Me veshje kombëtare dhe plis në kokë, Rita Ora bëri urimin e veçantë për festën e 28 Nëntorit

Me veshje kombëtare dhe plis në kokë, Rita Ora bëri urimin e veçantë për festën e 28 Nëntorit

Showbiz November 29, 2021 - 09:55

Dje (e diel) u festua Dita e 28 Nëntorit, me atmosferë dhe ahengje të organizuara në qytete të ndryshme shqiptare.

Figura të rëndësishme publike uruar popullin shqiptarë për 109-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ndërsa nuk munguan as ato nga yjet shqiptare të muzikës botërore.

Në mesin e artisteve me renome ndërkombëtare që ka uruar Festën e Flamurit, ishte edhe Rita Ora, e cila ka ndarë disa imazhe në llogarinë e saj në Instagram, në orët e mbrëmjes.

Këngëtarja shqiptare postoi dy imazhe, një nga fëmijëria, ku shihet me plis në kokë dhe jelek me flamurin kombëtar.

Ndërsa foto e dytë e shkëputur nga videoklipi i këngës “Big”, që e solli në bashkëpunim me David Guettën, Imanbek dhe Gunna, në të cilin ajo paraqitet me veshje kombëtare.

“Urime Dita e Flamurit, gëzuar Dita e Pavarësisë Shqipëri!”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e imazheve.

Image