Nuk kaloi në finale, Ronela Hajati: E kam fituar Eurovisionin tim!

Nuk kaloi në finale, Ronela Hajati: E kam fituar Eurovisionin tim!

Showbiz May 11, 2022 - 08:05

Shqipëria pas tre vjetësh rresht, mbrëmë ka dështuar të kalojë në finalen e Eurovisonit

Këngëtarja Ronela Hajati hapi dje natën e parë gjysmëfinale të Eurovision 2022 me këngën "Sekret", por nuk arriti dot të siguronte finalen.

Në një reagim në rrjetin social Intagram, këngëtarja Hajati ka thënë se ajo e ka fituar "Eurovisionin e saj" pasi ka fituar dashurinë e publikut dhe sipas saj publiku ka gjithmonë të drejtë.

“Edhe nëse do të isha në finale do të kisha qenë e fundit, e di. Por dashuria që kam marrë është e madhe. Fitova Eurovisionin sepse fitova pubikun dhe publiku ka gjithnjë të drejtë. Ju dua!”, shkruan Ronela.

Mbrëmjen e djeshme kanë shkuar në finale 10 vende: Zvicra, Armenia, Islanda, Lituania, Portugalia, Norvegjia, Greqia, Ukraina, Moldavia dhe Holanda, ndërsa sa i takon Francës, Anglisë, Gjermanisë dhe Spanjës, shkojnë automaikisht në finalen e madhe të Eurovision.

Më 12 maj do të mbahet nata e dytë gjysmëfinale, ku do të zbulohen dhe finalistët e tjerë. Finalja e madhe do të mbahet më 14 maj në stadiumin ‘Pala Olimpico’ në Torino të Italisë.