Gjykata ia cakton Feros një muaj paraburgim

Gjykata ia cakton Feros një muaj paraburgim

Showbiz July 27, 2022 - 12:14

Gjykata Themelore në Gjilan ia ka caktuar një muaj paraburgim këngëtarit Feronit Shabani – Fero, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një person më 24 korrik, rreth orës 17:00, në Gjilan.

Sipas Gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se më datën 24.07.2022, rreth orës 17:00, në rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan, në rrugë dhe vend publik, i pandehuri, pas një mosmarrëveshjeje të rastit me të dëmtuarin E. E., i cili ishte duke dëgjuar muzikë dhe ishte i ulur ne veturën “VW Golf 6”, ngjyrë e bardhë, si pasagjer të njëjtin e sulmon fizikisht i pandehuri F.Sh., duke e goditur me grushte dhe shkelma disa herë në pjesë të ndryshme të trupit, derisa ndërhyjnë persona të tjerë të pranishëm për ta larguar të pandehurin.

“Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale ‘Sulmi’, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi masat e tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme në këtë fazë të procedurës penale”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Gjykata ka bërë të ditur gjithashtu se palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi mbi caktimin e paraburgimit në Gjykatën e Apelit. /Zëri