Shakira rrezikohet të dënohet me tetë vjet burg për evazion fiskal

Shakira rrezikohet të dënohet me tetë vjet burg për evazion fiskal

Showbiz August 01, 2022 - 12:20

Këngëtarja kolumbiane Shakira akuzohet për evazion fiskal në shumën 14.5 milionë euro dhe rrezikohet të dënohet me tetë vjet burg.

Prokuroria spanjolle e akuzon yllin e muzikës për evazion fiskal gjatë viteve 2012-2014 dhe kërkon ta dënojë Shakirën me tetë vjet heqje lirie dhe një gjobë prej 24 milionë eurosh.

Një nga përfaqësuesit e Shakirës deklaroi se ajo është "plotësisht e sigurt që është e pafajshme" dhe e sheh rastin si "shkelje të të drejtave të saj".

Prokurorët thanë se ajo jetonte në Spanjë midis viteve 2012 dhe 2014, por e kishte regjistruar vendbanimin e saj zyrtar diku tjetër.

Personat që kalojnë më shumë se gjashtë muaj në Spanjë konsiderohen rezidentë nga pikëpamja tatimore. Por Shakira thotë se ajo nuk jetonte në Spanjë gjatë asaj kohe. /dw