Dua Lipa kujton regjisoren Vjosa Berisha

Dua Lipa kujton regjisoren Vjosa Berisha

Showbiz September 26, 2022 - 14:13

Ditën e djeshme (e diel) ka qenë nata e fundit e edicionit të 14-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit - PriFest.

Nën moton “For Her”, ky edicion i është dedikuar drejtoreshës së ndjerë, Vjosa Berisha, e cila vdiq më 23 qershor të këtij viti.

Producentja sivjet nuk i mungoi vetëm Festivalit, por edhe të gjithëve njerëzve që e kanë njohur nga afër e kanë punuar me të.

Pas përfundimit të këtij Festivali ka qenë djali i të ndjerës, Lekë Berisha, i cili ka bërë një postim falënderues në rrjete sociale.

“Faleminderit shumë të gjithëve për mbështetjen dhe fjalët e mira që i dhatë këtë javë për Vjosën. Faleminderit shumë krejt stafit dhe vullnetarëve të ‘PriFest’-it për punën e palodhshme”, tha ai.

“Na keni lehtësuar sadopak dhimbjen e papërshkrueshme që po e ndjejmë në mungesë të saj. Falënderim i veçantë dhe respekt pafund për ty Dadush Fatos Berisha, që ke arritur të organizosh kaq mirë këtë edicion, përkundër krejt vështirësive. Ota është shumë krenare me ty. Ju dua më së shumti”, përfundon shkrimi i Lekës.

Këtë postim e shpërndau në InstaStory edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

“Ota, PriFest. ForHer”, shkroi Lipa.

Image

“Virgjëresha Shqiptare” ndërkaq ka qenë filmi që mori çmimin kryesor, atë “Vjosa Berisha”. /Telegrafi