Ilir Shaqiri tregon dallimin mes tij dhe Luiz Ejllit [video]

Ilir Shaqiri tregon dallimin mes tij dhe Luiz Ejllit [video]

Showbiz January 29, 2023 - 16:14

Balerini Ilir Shaqiri u shpall fitues në edicionin e parë të spektaklit Big Brother VIP Albania.

Ndërkohë që ka filluar edicioni i dytë ish-banorët e BBVA janë ende të komentuar dhe marrin vëmendje me deklarata tyre.

Disa prej tyre tashmë edhe kanë dhënë mendimin për banorët e këtij edicioni të shtëpisë së famshme dhe në mesin e tyre edhe Iliri.

Balerini së fundmi ishte i ftuar në emisionin “S’e lun topi” dhe teksa foli rreth disa temave ai u pyet edhe për një prej banorëve më të përfolur të edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, këngëtarin Luiz Ejlli.

Iliri ka folur edhe për dallimin e tij me këngëtari në lojën e Big Brother ndërsa tha se arma e fortë e Luizit është durimin që ai tregon.

“Unë flisja shumë kur më flisnin shumë, kurse ai flet shumë edhe pa i folur shumë, ndoshta kjo është diferenca mes meje dhe atij ama mendoj se ai ka super durim dhe kjo do ta dërgoj përpara dhe do ta bëjë të jetë në krye, për fitues nuk e di sepse nëse shpallet në Big Brother një fitues që dyjavëshin e parë nuk do të ishte një sukses i jashtëzakonshëm nga ana e surprizës për publikun”, ka thënë Shaqiri.

Iliri vitin e kaluar kishte një rivalitet të madh me banorin tjetër aktorin Donald Veshaj, dyshja deri në finale u përfshin në debatet të shumta që bën që publiku të ishte i ndarë në preferencat e tyre.