“Ti je llumi i shoqërisë, fundi i kazanit”, eskalon debati mes Oltës dhe Luizit [video]

“Ti je llumi i shoqërisë, fundi i kazanit”, eskalon debati mes Oltës dhe Luizit [video]

Showbiz January 30, 2023 - 18:28

Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari janë dy nga rivalët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.

Ata janë të përfshirë vazhdimisht nëpër debate, e shpesh kalojnë në ofendime ndaj njëri-tjetrit.

Së fundmi kanë qenë duke qëndruar në oborr të shtëpisë, ku dyshja kanë pasur një përplasje.

“Do të vijë dita që nuk do të kursehem më. O Luiz mos bëj si gangster këtu brenda. Nuk je, je një miush i vogël. Të shoh kush je dhe e di se çfarë ke bërë. Nuk e mban dot. Sa gjatë do ta kemi punën bashkë. Çfarë i ke bërë vetes. Ti je llumi i shoqërisë, fundi i kazanit. Çfarë llumi që je”, u shpreh ajo.

Në anën tjetër pati dhe një kundërpërgjigje nga Luizi, teksa shtoi: “Mendoje mirë atë ditë. Nuk e kam bërë gangsterin me askënd. E ke gabim. Nuk bëj as gangsterin, unë kam ardhur të luaj këtu”.

@dashi_official007 #dashi_official007 #meluizin #tiranaë #bbvalbania #viral #fyp #albania ë Originalton - dashi_official

Olta më pas i është drejtuar Luizit duke i thënë se di shumë për Kiarën dhe se do të vijë dita që do t’i shpalosë të gjitha.

Debati i tyre nisi pas një pyetje që i ishte bërë Luizit në lidhje me ish-partnerin e moderatores Tito.