Një surprizë e madhe zbarkon në oborrin e BBVA për Luizin dhe Kiarën, banorët mbesin pa fjalë

Një surprizë e madhe zbarkon në oborrin e BBVA për Luizin dhe Kiarën, banorët mbesin pa fjalë

Showbiz February 02, 2023 - 16:23

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito natën e djeshme (e mërkurë) bënë bujë të madhe nëpër të gjitha mediat dhe rrjetet sociale për momentet e bukura që dhuruan në Big Brother VIP Albania.

Ata bënë një dasmë tradicionale me të gjitha gjërat që kërkon ceremonia, ndonëse mes tjerash shkëmbyen edhe puthjen e parë.

Momenti kur dhanë puthjen u bë virale nëpër rrjete sociale dhe po vazhdon të komentohet akoma.

Sot (e enjte) atyre iu është bërë një befasi, teksa ia kanë sjell një dron me fotografinë e tyre.

“Gjithë Shqipëria feston me ju o mbret”, thuhet bashkangjitur fotografisë së banorëve.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Luiz Ejlli (@me.luizin)