Blero: Jeta ime s’më ka takuar mua, asnjëherë s’do të jem arka ngushëlluese për të tjerët

Blero: Jeta ime s’më ka takuar mua, asnjëherë s’do të jem arka ngushëlluese për të tjerët

Showbiz June 09, 2023 - 09:27

Këngëtari i njohur shqiptar, Blero Muharremi, gjatë muajve të fundit ka qenë një emër mjaft i komentuar në rrjetet sociale e faqet rozë.

Kjo pasi ndarja e tij me Afrona Dikën bëri bujë të madhe për shkak të disa akuzave që bëri për të.

Pavarësisht kësaj, ai po shijon një lidhje të re, për të cilën u shpreh me fat dhe shumë i lumtur.

Blero së fundmi ka marrë vëmendje me një postim të shpërndarë në InstaStory, me anë të të cilit ka transmetuar një mesazh.

Lexo po ashtuBlero i bën një dedikim emocional të dashurës së re për ditëlindje: I yti që nga prekja e parë, i yti përjetësisht

Mes shumë gjërave, artisti thotë se nuk do të jetë asnjëherë arka ngushëlluese për të tjerët.

Më poshtë ua sjellim të plotë:

“Ndonjëherë jeta ime s’më ka takuar mua…

Si artist. Duhet të jesh edhe dikush tjetër.

Prandaj mes rreshtash jam gjendur në vuajtjet e dhimbjet e të tjerëve. E duke e dhënë vetën pa hesap për të tjerët.

Për një gjë jam i sigurt, asnjëherë nuk do jem arka ngushëlluese për të tjerët sepse e kam ndal këngën e vuajtjes për ata që duan valle.

Do mundohem që muzika ime të jetë thesar tregimeve të mia, përmes së cilës ata që nuk më kanë njohur, do të më njohin më mirë”. 

Image