Efi Dhedhes mahnit me pozat në bikini

Efi Dhedhes mahnit me pozat në bikini

Showbiz June 10, 2023 - 19:34

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 2, Efi Dhedhes, po vazhdon të marrë vëmendje në rrjete sociale.

Bukuroshja, e ndjekur nga mbi 500 mijë njerëz në Instagram, është akoma një personazh që po komentohet në masë të madhe.

Kjo pas famës që arriti në këtë edicion të BBVA, ku u shndërrua në një emër shumë të dashur për publikun.

Zeshkania tani po shijon pushimet dhe me këtë rast nuk ka munguar me disa poza atraktive.

Image

E njëjta ka publikuar disa fotografi me bikini ngjyrë të gjelbër, gjersa në sfond ka një pamje të mrekullueshme.

Dukjen e ka kompletuar me një këmishë të bardhë të hollë si dhe një palë syze dielli.

Image

Efi momentalisht nuk është e angazhuar në ndonjë projekt, pasi theksoi se ka qenë shumë e ngarkuar dhe se ka nevojë për pushim.