Ka qenë në lidhje me femra si Aniston e Jolie, Brad Pitt tregon lidhjen që e bëri më të lumtur

Ka qenë në lidhje me femra si Aniston e Jolie, Brad Pitt tregon lidhjen që e bëri më të lumtur

Showbiz June 11, 2023 - 19:53

Brad Pitt ka qenë në lidhje me shumë femra famshme, duke përfshirë ish-bashkëshortet, Jennifer Aniston e Angelina Jolie, por një nga marrëdhëniet më të mira që ka pasur ndonjëherë ishte me dikë që – siç ka thënë – ende e do.Aktori 59 vjeçar u takua me ish-të dashurën Juliette Lewis në xhirimet e filmit të tyre të vitit 1990, “Too Young to Die”.

Edhe pse asokohe aktorja ishte vetëm 17 vjeçare, derisa Pitti 27 vjeç, dashuria lindi dhe ata u bënë një nga çiftet më tërheqëse në Hollywood.

Romanca e tyre zgjati tre vjet, ndërsa në fillim të vitit 1993 vendosën t’i jepnin fund lidhjes.Derisa Juliette ka theksuar në të kaluarën se Pitt “nuk ishte më në universin e saj”, aktori së fundmi e ka kujtuar kohën e mrekullueshme që kishin kaluar së bashku.“Akoma e dua atë femër. Kam kaluar shumë mirë me të. Ishte një nga marrëdhëniet më të mira që kam pasur ndonjëherë. Problemi është se ne rritemi me vizionin se dashuria mposht gjithçka, ndërsa kjo nuk është e vërtetë, apo?”, është shprehur ai në një intervistë për Vanity Fair.Përkundër ndarjes në vitin 1993, Brad dhe Juliette u shfaqën përkrah njëri-tjetrit në filmin e tyre të dytë, “Kalifornia”. /Telegrafi