Lyrical Son dhe gruaja e tij sërish prindër, bëhen me djalë pas dy vajzave

Lyrical Son dhe gruaja e tij sërish prindër, bëhen me djalë pas dy vajzave

Showbiz September 30, 2023 - 20:45

Reperi i njohur shqiptar, Lyrical Son, dhe bashkëshortja e tij, Gresa, janë bërë prindër për herë të tretë.

Ata kanë mirëpritur në jetë një djalë, pas dy vajzave.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur vet bashkëshortja e reperit, përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram.

“Bebja jonë arriti më 27 shtator 2023. Një bebe e shëndoshë i quajtur Andre Arifi. Ne jemi përtej të bekuar dhe me fat. Faleminderit Zotiti për këtë dhuratë të çmuar”, ka shkruar Gresa.

Në fotografi, ajo shfaqi dorën e saj të mbajtur me dorën e bebes të porsaardhur në jetë.

Çifti po ashtu janë prindër edhe të dy vajzave më të mëdha, të quajtur Eva dhe Erika.