Kurti pret në takim Ritën dhe bashkëshortin e saj: Faleminderit që po na bën krenar të gjithëve [video]

Kurti pret në takim Ritën dhe bashkëshortin e saj: Faleminderit që po na bën krenar të gjithëve [video]

Showbiz November 26, 2023 - 17:02

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka pritur sot në takim, në nderë të ditëlindjes së saj, këngëtaren e njohur nga Prishtina, Rita Ora.

Ajo, tek kryeministri Kurti, u pa e shoqëruar me bashkëshortin e saj, Taika Waititi.

Me këtë rast, kryeministri Kurti shprehet se Kosova, Britania e Madhe dhe Zelanda e Re, duken pa kufi rreth fushës së artit.

”Rita Ora ka arritur majat më të larta të suksesit dhe njohjes në mbarë botën duke nderuar gjithmonë rrënjët dhe kulturën e saj në atdhe. Ishte nder ta prisja dhe Taika Waititit sot ne ditëlindjen e saj. Kosova, Britania e Madhe dhe Zelanda e Re duken pa kufi përballë artit”, ka shkruar Kurti në mbishkrimin e videos të publikuar në platformën "X", përcjell Zeri.info.

Mirëpo, në video, Kurti dëgjohet duke e falënderuar Rita Orën.

“Faleminderit që po na bën krenar si popull dhe si shtet. Kjo ishte një e diel e paharruar për mua”, dëgjohet duke thënë Kurti.

Në këtë video, po ashtu Rita tregon se vitin tjetër do të finalizohet një projekt, përderisa bashkëshorti i saj, Taika, kishte vetëm fjalë të mira për Kosovën dhe popullin në vizitën e tij të parë në vendlindjen e bashkëshortes së tij. /Zëri