Rita Ora shijon jetën e natës në Prishtinë me bashkëshortin e saj, Taika Waititin [foto+video]
Këngëtarja Rita Ora aktualisht ndodhet në Kosovë dhe po kalon një periudhë të mrekullueshme bashkë me familjen dhe bashkëshortin e saj, Taika Waititin.
Ajo këto ditë është pritur nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, kryeministri Albin Kurti si dhe nga presidentja Vjosa Osmani.
Artistes iu dorëzua edhe ‘Çelësi i Qytetit’ nga Rama për përfaqësimin e dinjitetshëm që ka bërë në mbarë botën.
E njëjta në Prishtinë po e shijon edhe jetën e natës, ku është parë në një klub së bashku me partnerin.
Ajo shihet duke kërcyer pranë bashkëshortit, teksa në sfond dëgjohet kënga e saj “Let You Love Me”.
Krijuesja e një sërë hiteve duket se erdhi në vendlindje pikërisht për festat e Nëntorit si dhe për të festuar ditëlindjen e 33-të.
Bukuroshja shqiptare ka lindur në Prishtinë dhe më pas u zhvendos në Londër bashkë me familjen, ku edhe ka ndërtuar një karrierë të suksesshme ndërkombëtare.