![Në klipin e këngës ku përmend Prishtinën, Drake shfaqet me flamurin shqiptar](/uploads/zeri.info/images/2023/November/29/auto_406559113_733804912109625_4130880190341398577_n1701289835.jpg)
Në klipin e këngës ku përmend Prishtinën, Drake shfaqet me flamurin shqiptar
Showbiz
November 29, 2023 - 21:29
Javë më parë, lajmi se Drake përmend Prishtinën në këngën e tij nga albumi i ri bëri bujë.
Tani ai ka publikar edhe videoklipin e këngës, që befasoi sërish komunitetin shqiptar.
Drake shfaqet gjatë gjithë kohës i veshur me një xhaketë të kuqe, e cila në shpinë ka shqiponjën dy-krenare.
Me të njëjtën xhaketë si Drake shihet të veshur edhe personat e tjerë në klip me të cilët rap-artisti shfaqet duke luajtur bilardo.