Meriton Mjekiqi me komentim rreth hyrjes në BBVA të motrës së Bardhit: E injoroi me elegancë Sarën

Meriton Mjekiqi me komentim rreth hyrjes në BBVA të motrës së Bardhit: E injoroi me elegancë Sarën

Showbiz February 21, 2024 - 13:27

Mbrëmë ka qenë “prime” i radhës i Big Brother VIP Albania3, ku reperi Bardhi është surprizuar nga motra e tij e cila ishte duke e pritur në dhomën e gjumit.

Edhe kësaj radhe Ledioni ka pyetur Afërditën motrën e Bardhit si çdo familjarë nëse ka dëshirë që të takojë Sarën, mirëpo përgjigjja e Afërditës ishte se donte t’i takonte të gjithë, shkruan Zeri.info.

Pas përfundimit të “prime”-t mbrëmë, Meriton Mjekiqi i tha Bardhit se motra e tij e shmangu me shumë elegancë takimin me Sarën.

“Nëse të pengon diçka thuaja. Edhe te puna e nominimit, edhe te pjesa e lojës gjithçka. Ndërsa te pjesa ku motra jote me elegancë e shmangi takimin me Sarën mos u ndiej keq. Se ndoshta ajo edhe do të të pyes. Ajo e ka bërë për arsye të vetat që s’kanë rëndësi”, u shpreh Meritoni.

Derisa Bardhi u shpreh se ka mundësi që motra e tij të mos e ketë parë momentin kur janë qartësuar me Sarën, dhe kjo gjë e ka ndaluar të takohet vetëm me Sarën.

“Ajo ndoshta nuk e ka parë se ne jemi qartësuar prapë”, tha nga ana tjetër këngëtari.

Sara dhe Bardhi që nga fillimi i këtij BBVA kanë pasur luhatje të shumta në raportin e tyre, ndonëse po vazhdojnë ende ta shijojnë lidhjen, edhe pas disa krisjesh raportesh javë më parë. /Zëri