I dërgoi Harry Styles 8000 letra në më pak se një muaj, gruaja braziliane akuzohet për ngacmim
Një grua braziliane akuzohet se ka ngacmuar Harry Styles dhe aktualisht ndodhet në paraburgim.
Myra Carvalho, e cila është 35 vjeçe, thuhet se i dërgoi këngëtarit 8000 letra në më pak se një muaj, duke përfshirë disa kartolina dasme.
Thuhet se Carvalho i kishte dërguar letra të shkruara me dorë ish-yllit të One Direction ndërsa ishte në Mbretërinë e Bashkuar dhe porositi disa karta për të në internet, të cilat iu dërguan në adresën e tij.
E akuzuara ndodhet në paraburgim për rastin që do të shqyrtohet në të njëjtën gjykatë në muajin prill.
Dokumentet e gjykatës treguan se Carvalho kishte qëndruar në një bujtinë në Earls Court në Londrën perëndimore që kur mbërriti në Britani në dhjetor. Familja e saj nuk e dinte se ajo kishte udhëtuar në MB.
E pandehura doli në seancë përmes videokonferencës nga burgu i grave ku po mbahet dhe konfirmoi emrin e saj.
Carvalho do të dalë në gjykatë më 19 prill. /abcnews