Romeo Beckham konfirmon ndarjen nga Mia Regan pas pesë vjetësh

Romeo Beckham konfirmon ndarjen nga Mia Regan pas pesë vjetësh

Showbiz February 26, 2024 - 08:25

Romeo Beckham ka konfirmuar se është ndarë nga partnerja e tij, Mia Regan, në një deklaratë në rrjetet sociale.

Kishte spekulime se futbollisti 21 vjeç dhe modelja 21 vjeçe i kishin dhënë fund lidhjes së tyre.

Romeo, i cili është djali i David Beckham, 48 vjeç dhe Victoria Beckham, 49 vjeç, tani ka konfirmuar për fansat se është ndarë nga Mia.

Krahas një fotoje të tyre së bashku, ai shkroi në një postim në Instagram këtë fundjavë: “Unë dhe Mooch kemi ndarë rrugët pas 5 vitesh dashuri, ne kemi ende shumë dashuri për njëri-tjetrin dhe ende kemi një miqësi të fortë dhe gjithmonë do të jetë”.

Image

Edhe Mia ka lëshuar një deklaratë, duke shkruar në një postim në platformë se dyshja ishin “miq me njëri-tjetrin”.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ROMEO (@romeobeckham)

Ajo megjithatë tha se ajo dhe Romeo kanë “shumë dashuri” për njëri-tjetrin, ndërsa ajo shtoi se “dashuria merr forma të ndryshme”.

“Ky është Ro, ne jemi rritur me njëri-tjetrin që kur ishim 16 vjeç. Dashuria merr forma dhe rrugë të ndryshme ndërsa ti rritesh”.

Image

Ish-çifti, i cili filloi lidhjen e tyre në vitin 2019, thuhet se u pa për herë të fundit së bashku në “British Fashion Awards” në Londër në dhjetor.