Drake me flamurin e Shqipërisë në mesin e adhuruesve të shumtë në koncertin e tij

Drake me flamurin e Shqipërisë në mesin e adhuruesve të shumtë në koncertin e tij

Showbiz April 10, 2024 - 22:32

Një moment i koncertit të Drake është bërë viral në mesin e përdoruesve të shumtë në TikTok, duke u shpërndarë nga llogari të shumta.

Kjo për faktin se reperi i njohur kanadez, ka dëshmuar edhe njëherë respektin që ka për shqiptarët.

Derisa Drake po përformonte në skenën gjigante, adhurues të shumtë që kishin ardhur për ta dëgjuar po brohorisnin për këngët e tij, e njëri prej tyre bëri më shumë se kaq.

Ai solli në koncertin e reperit kanadez një flamur të Shqipërisë, dhe vendosi që t’ia falë.

Drake pa hezitim e mori flamurin në duar dhe e valoi para të gjithë adhuruesve të tij që kishin ardhur për ta dëgjuar.

@anita_mernacaj #drake #drakeconcert #albanian #shqipe #aubrey ë original sound - anita_mernacaj

Nuk është hera e parë që Drake shpërfaq respektin e tij ndaj shqiptarëve, kjo pasi në këngën e tij “Polar Opposites”, ai veshi një xhaketë të kuqe me shqiponjën dy krenare; madje, në tekstin e këngës Drake përmendi edhe Prishtinën.