Vdes dizajneri i famshëm Roberto Cavalli

Vdes dizajneri i famshëm Roberto Cavalli

Showbiz April 12, 2024 - 23:07

Dizajneri italian i modës Roberto Cavalli raportohet se sot ka vdekur në moshën 83-vjeçare.

Kjo u bë e ditur nga vetë kompania e tij përmes një deklarate, ku thuhej “Me keqardhje të thellë dhe pikëllim të madh Roberto Cavalli Maison merr pjesë në vdekjen e themeluesit të saj Roberto Cavalli”, raporton Dailymail, transmeton Zeri.info.

Agjencia italiane e lajmeve ANSA raportoi se stilisti vdiq në shtëpinë e tij në Firence, qyteti ku ai lindi.

E po ashtu ai vuajti nga një sëmundje për një kohë të gjatë. /Zëri