Mesazhi i Princit William dhe Kate Middletonit: Jemi të tronditur nga sulmi në Sidnei

Mesazhi i Princit William dhe Kate Middletonit: Jemi të tronditur nga sulmi në Sidnei

Showbiz April 15, 2024 - 15:55

Princi dhe Princesha e Uellsit, William dhe Kate, dërguan ngushëllimet e tyre për familjet e viktimave të sulmit të Sidneit në një deklaratë të përbashkët, duke thënë se ata ishin "të tronditur dhe të pikëlluar”. Ky postim shënon deklaratat e para publike të çiftit mbretëror që nga deklarata e tyre e përbashkët, e cila pasoi videon e Kate Middleton më 22 mars, në të cilën ajo zbuloi se ishte diagnostikuar me kancer.

Më konkretisht, çifti mbretëror përmes postimit të tyre në “X”, tha: “Jemi të tronditur dhe të pikëlluar nga ngjarjet e tmerrshme në Sidnei, të ndodhura më herët dhe gjatë ditës së sotme. Mendimet tona janë me të gjithë të prekurit, duke përfshirë të afërmit e viktimave dhe heronjtë që nxituan në vendngjarje duke rrezikuar jetën e tyre për të shpëtuar të tjerët”.

Kujtojmë se të shtunën ka ndodhur një sulm me thikë në Westfield Bondi Junction, Sidney, nga një 40-vjeçar, i cili vrau gjashtë persona (pesë prej tyre gra) dhe plagosi 12 të tjerë. Sulmuesi, sipas policisë, ka pasur probleme psikologjike dhe është qëlluar nga një police.

Sipas njoftimit të fundit nga autoritetet vendase, sulmuesi 40-vjeçar i quajtur Joel Cauchi duket se ka pasur në shënjestër kryesisht femrat.

I fundit nga gjashtë viktimat e këtij sulmi u identifikua këtë të hënë si Yishuang Cheng, një student i ri kinez në Universitetin e Sidneit. Gratë e tjera të vrarë ishin një stiliste, një roje vullnetare, vajza e një biznesmeni dhe një nëne e re, foshnja nëntë muajshe e së cilës ndodhet në spital me plagë të rënda. I vetmi i vrarë në sulm ishte një 30-vjeçar i quajtur Faraz Tahri. /abcnews