![Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën](/uploads/zeri.info/images/2024/April/16/auto_dea1713259356.jpg)
Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën
Showbiz
April 16, 2024 - 11:20
Drini Zeqo dhe Dea Vieri kanë bërë “lëmsh” rrjetin me postimin e tyre të përbashkët në Instagram.
Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania, kanë publikuar dy imazhe, përmes së cilave aluduan për nisjen e një romance.
Në njërin prej imazheve, Drini dhe Dea shfaqen të përqafuar, duke nxitur edhe më tej spekulimet për një lidhje.
![Image](https://zeri.info/uploads/zeri.info/images/2024/April/16/auto_dea11713259365.jpg)
Ndonëse, një konfirmim zyrtar nuk erdhi nga asnjëra palë, ishin vetëm këto dy fotografi që kanë trazuar internetin.
Në postimin e tyre vërshuan komente prej përdoruesve të shumtë, që mbështesnin relacionin mes tyre.
Komentet e tilla madje erdhën edhe prej disa prej figurave të njohura. Mbetet në vijim, të ketë një konfirmim zyrtar mes dyshes. /Telegrafi