Martohet prezantuesja e njohur shqiptare
Showbiz
April 29, 2024 - 08:44
Prezantuesja Iva Tiço ka kurorëzuar me martesë dashurinë e saj me partnerin gjerman.
Gazetarja ka zhvilluar mbrëmjen e djeshme ceremoninë me partnerin e saj gjerman, për të cilin ka folur shpesh, por asnjëherë nuk e kishte publikuar.
Dasma u zhvillua në një hotel pranë bregdetit, ndërsa nuk munguan shumë të ftuar VIP, miq të saj.
Iva ka zgjedhur ta mbajë larg vëmendjes së publikut partnerin e saj, për të cilin tregohet shumë e rezervuar dhe në intervistat televizive.