Aktori francez Gerard Depardieu akuzohet për ngacmim seksual

Aktori francez Gerard Depardieu akuzohet për ngacmim seksual

Showbiz April 29, 2024 - 13:51

Mediat franceze po raportojnë se policia ka ftuar aktorin Gerard Depardieu për t'u marrë në pyetje në lidhje me akuzat e bëra nga dy gra se ai i ka sulmuar seksualisht gjatë kohës së xhirimeve.

Transmetuesi BFMTV dhe e përditshmja Le Parisien raportuan se aktori 75-vjeçar u thirr për intervistim nga policia në Paris të hënën.

Policia e Parisit, zyra e prokurorit të Parisit, avokatët e Depardieu dhe një avokat i një prej viktimave të supozuara nuk iu përgjigjën menjëherë e-maileve të Associated Press që kërkonin koment.

BFMTV dhe Le Parisien raportuan se ftesa e policisë lidhet me akuzat për sulm seksual të ngritura nga dy gra që e akuzojnë atë për ngacmim gjatë xhirimeve - njëra në 2014, tjetra në 2021, transmeton RTKlive.

Depardieu është akuzuar, gjithashtu, nga më shumë se një duzinë gra të tjera për ngacmim, përkëdhelje ose sulm seksual ndaj tyre. Atij iu dorëzuan akuza paraprake për përdhunim dhe sulm seksual në vitin 2020, pas akuzave nga aktorja Charlotte Arnould.

Depardieu mohon të ketë bërë një gjë të tillë. Në një letër të hapur në tetorin e kaluar, ai tha: "Unë kurrë nuk kam abuzuar kurrë me asnjë grua".

Depardieu shihej prej kohësh si një ikonë kombëtare në Francë. Ai ka qenë një ambasador botëror i filmit francez dhe ka gëzuar famë ndërkombëtare me disa role në Hollywood.