Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin “Ding Ding”

Showbiz May 17, 2024 - 20:05

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy, kanë sjellë në treg bashkëpunimin e tyre të parë.

Pas popullaritetit të madh që Luiz Ejlli ka fituar gjatë pjesëmarrjes së tij në Big Brother VIP Albania, i është kthyer këngës.

Kënga e re, e cila karakterizohet nga ritme të forta dhe një energji të lartë, është pritur me entuziazëm nga fansat që i ndjekin me vëmendje karrierat e të dy artistëve.

Luizi, i njohur për zërin e tij unik dhe performancat karizmatike, dhe Ghetto Geasy, një emër i njohur në skenën e hip-hopit shqiptar, kanë kombinuar talentet e tyre për të krijuar një hit.

Videoklipi që shoqëron këngën është një spektakël vizual i mbushur me ngjyra.

Regjisorët kanë arritur të kapin një estetikë që përputhet me energjinë e këngës, duke krijuar një atmosferë euforike që transmeton pozitivitet dhe të bën të dëshirosh të lëvizësh me ritmin e melodive që ata sjellin. /Telegrafi/